TIRANE- Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda teksa fliste mbi realitetin virtual dhe komunikimin online, pohoi se asgjë nuk është reale.

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ Doda solli një shembull sipas saj që tregon se bota virtuale nuk ka lidhje me realitetin, duke analizuar kështu numrin e ndjekësve që ka ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Duke qëndruar në këtë linjë, Doda u shpreh se po të ishte tregues i mirëfilltë numri i ndjekësve në rrjetet sociale, do që thoshte që Berisha nuk do të largohej kurrë nga pushteti.

“Ka një gjë që duhet të jemi koshient, kjo nuk është një botë e vërtetë, është e rremë. Me aq ndjekës sa kanë, Sali Berisha nuk do ikte kurrë nga pushtet dhe shifrat nuk do ishin këto që janë. Nuk është e vërtet kjo, ka shumë njerëz që i bëjnë kot këto gjëra. Unë nuk kam sponsorizuar ndonjëherë, por përgjigje i jap vet. Unë nuk kam lënë njeri të menaxhoj faqen time. Disa njerëz të mi të familjes më kishin shkruar dhe unë si kisha përgjigjur dhe iu isha dukur arrogante. Mund të qëlloj që mos t’i hapësh kurrë këto mesazhe”, tha Doda, ish-deputete e PD-së. Aktualisht Berisha ka 1.066.951 ndjekës në faqen e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb