TIRANË- Një nga organizatorët e protestës së opozitës kundër qeverisë, Enno Bozdo tha në një prononcim për “News24” se vendimi për të ngritur çadrën para kryeministrisë dhe për t’u ngujuar brenda saj erdhi pas pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të qytetarëve në protestën e djeshme.

I pyetur për financimin e protestës nëse ajo vijon, Bozdo tha se nuk ka financues por janë vetë qytetarët ata që po kontribuojnë.

“Deputetët kanë vizituar gjatë gjithë natës protestuesit. Protesta vazhdon, qëndresa vazhdon, kauzat tona janë të drejta. Prezenca e jashtëzakonshme dje në protestën e 18 shkurtit e gjithë qytetareve imponuan vendimin për të ngritur çadrën. Ka ardhur koha që t’i dalim zot vendit”, tha ai.

A do vijohet protesta edhe nëse kërkesat nuk plotësohen?
Opozita është këtu, ka gjithë kërkesat e drejta. Ka optimizmin për të qëndruar këtu. Opozita kësaj radhe përfaqëson vullnetin absolut të shqiptarëve. Ka shumë të majtë që janë solidarizuar në mënyrë private me protestën sepse dhe atyre iu dhimbset vendi.

Protesta ka shpenzimet e veta, nëse protesta vijon e gjatë kush do e financojë?
Nuk ka financim, ju e shihni që ka vetëm stola. Kanë ardhur me vullnet të lirë, vetë protestuesit financojnë. Ka pasur nga ata që kanë sjellë ushqime.

Ka akuza që PD ka frikë të futet në zgjedhje, a janë strukturat tuaja të mirëorganizuara?
Do mjaftonte tubimi i djeshëm për të dhënë një përgjigje definitive. Po dhe po! Pyetja ime është a ka frikë PS të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Frikën nuk e kemi ne, por zotërinjtë që janë në zyrë atje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: