TIRANË- Vila private e një biznesmeni turk me banim në Vorë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme, ndërsa fatmirësisht kanë mundur të shpëtohen në kohë anëtarët që ishin brenda.

vila ne zjarr
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për BalkanWeb se anëtarët e familjes turke u nxorën jashtë nga zjarrfikësit, ndërsa si pasojë e zjarrit mësohet të jetë djegur kati i fundit i vilës dhe çatia.
vila ne zjarr4
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga oxhaku i banesës, por hetimet për këtë rast vijojnë.
vila 1
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: