SHBA – Kohët e fundit Pamela Anderson ka qenë në qendër të thashethemeve. Në to thuhet se aktorja amerikane është në një lidhje më Julian Assange, 46-vjeçarin e Wikileaks i cili është i ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

4481C79500000578-4902062-Pamela_Anderson_50_continued_to_urge_Kim_Kardashian_to_stop_wear-m-6_1505896920740

Por 50-vjecarja ka mohuar këto lajme false, duke thënë se ajo dhe Assange janë miq shumë të mirë. “Nuk do ta quaja romancë, unë e kam një të tillë në jetën time”- ka rrëfyer ylli i Baywatch në një intervistë televizive në Britani rap[orton Daily Mail.

Ajo foli edhe për partnerin e saj, për të cilin ka thënë se është jashtëzakonisht xheloz. “Është tmerrësisht xheloz, por kjo është dashuria apo jo? Kam një jetë interesante. Jam shumë e lumtur në Evropë”, ka thënë Pamela.

Pamela Anderson dikur u konsiderua femra më seksi në botë dhe ishte pjesë e revistës Playboy.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: