TIRANE- Të tjera detaje mësohen për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pak minuta më parë pranë Drejtorisë së higjienës në Tiranë, ku mbeti i plagosur një djalë të ri, punonjës në dyqan.
shperthimi te dyqani i celulareveGazetarja Dorjana Bezat ka mundur të mbledhë për “BalkanWeb” dëshmitë e para nga vendngjarja. Po ashtu ajo ka sjellë edhe pamjet e rënda ku shfaqet i  dëmtuari Gentian Hoxha 26-vjeç, i cili siç edhe dëshmitarët thonë ka humbur gishtat e duarve nga shpërthimi. I riu është mbuluar me tym, ndërsa duart i ka të gjakosura.
WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.48.45 “I dëmtuari kishte humbur gishtat e duarve. Ndihmën e parë ia dhanë 2 persona që e panë rastësisht shpërthimin. E nxorën menjëherë jashtë se brenda pati shumë tym. I plagosuri ishte nxirë i gjithi nga pluhuri. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, u trondit gjithë vendi”,- ka thënë dëshmitari, siç mëson “BalkanWeb”
WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.36.11Mësohet gjthashtiu se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shitësi është ulur në tavolinën e punës.
WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.31.20Policia tha se nuk bëhet fjalë për lëndë eksplozive tritol, por pritet të sqarohet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim të fuqishëm.
WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.48.43 I plagosuri është transportuar për në Spitalin e Traumës ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.48.44 WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.48.45

WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.48.47

WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.48.50

WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.48.50 (1)

WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.48.51

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb