Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujerave, Edmond Panariti u takua në Rome me homologun e tij italian, Maurizio Martina. Të dy ministrat firmosën marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe të peshkimit.

Kjo marrëveshje i hap rrugën projekteve të përbashkëta dhe investimeve italiane në bujqësi, peshkim dhe akuakulturë.

Pjesë e marrëveshjes janë skemat e sigurimeve në bujqësi, investimet në frutikulture dhe në sektorin e peshkimit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga dy ministrat Panariti dhe Martina, Italia angazhohet të ndihmojë Shqipërinë edhe me mbështetje institucionale dhe ekspertizë në hapjen e negociatave për në BE, veçanërisht në kapitujt 11, 12 dhe, 13.

Marrëveshja hap rrugën dhe lehtëson investimet e drejtpërdrejta në bujqësi nga pala italiane. Italia është një nga partnerët dhe mbështetësit kryesor të bujqësisë shqiptare në hapat e saj drejt BE

Gjatë vizitës së tij në Itali, Ministri Panariti, zhvilloi një takim edhe me Administratorin e zyrës Amerikane për Bujqësinë për Europën Juglindore në Ambasadën Amerikane në Romë, Fred Giles.  Ministri Panariti diskutoi me Administratorin Giles mbi modernizimin dhe gjurmueshmërinë e sektorit të peshkimit, projekte për mbështetjen e bujqësisë në zona e varfra të Shqipërisë, si dhe sektorin e ullirit dhe vajit të ullirit. Administratori Giles e siguroi ministrin Panariti për mbështetjen e zyrës që ai përfaqëson në këto drejtime.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: