SHBA- Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre edhe rëndë nga të shtënat me armë në Columbia, në Karolinën e Jugut.

Sipas policisë, e cituar nga transmetuesi lokal Wltx, një ose disa persona hapën zjarr rreth orës 1 të natës në qendër të qytetit, në një vend plot me njerëz.

Policia është vënë në ndjekje të autorit por nuk jepen të dhëna të tjera në lidhje me motivin e zjarrit dhe as numri i saktë i të plagosurve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: