SHBA– Gjatë fjalës së tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Amerikës Donald Trump ka bërë një paralajmërim ë fortë ndaj Koresë së Veriut, pas kërcënimeve me raketa të kësaj të fundit. Trump u dal tek terrorizmi, programin bërthamor iranian si dhe sfida të tjera.

Duke folur për Korenë e Veriut, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë fuqi dhe durim të pamasë, por se do të veprojnë nëse nuk kanë rrugëdalje tjetër duke i dërguar një paralajmërim të fortë regjimit koreano-verior.

“Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për ta shkatërruar plotësisht Korenë e Veriut, nëse nuk ka rrugëdalje tjetër për të mbrojtur veten dhe aleatët”- tha Trump.

Presidenti Trump u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare në OKB të punojnë së bashku për të izoluar regjimin e Kim Jong Unit.

“Ka ardhur koha që Koreja e Veriut të kuptojë se çarmatimi bërthamor është e vetmja rrugë drejt së ardhmes”-tha Trump.

Ndërkohë sa i përket regjimin iranian, Trump përsëriti synimet e tij për të anuluar marrëveshjen bërthamore me Iranian të arritur gjatë administratës Obama.
“Nuk mund të lejojmë një regjim vrasës të vazhdojë në këtë rrugë destabilizimi. Nuk mund të vazhdojmë me këtë marrëveshje nëse nuk është gjë tjetër veçse një maskim i një programi që synon prodhimin e armëve bërthamore. Sinqerisht ky program është turp për Shtetet e Bashkuara”- tha ai.
123037C0-80B6-44D6-AAF7-20AF0C4AD7CF_cx0_cy28_cw0_w1023_r1_s
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: