Një grip vdekjeprurës mund të spastrojë botën në të ardhmen, duke vrarë 33 milionë njerëz në 200 ditët e tij të para. Sëmundja është “pjekur” dhe bota rrezikohet nga një virus gripal që mund të marrë 300 milionë jetë njerëzish, paralajmëron një ekspert i gripit, shkruan “shëndeti”.

Dr Jonathan Quick, drejtues i Këshillit Global të Shëndetit, thotë se ky virus është vrasësi potencial më i lig, i vështirë për t’u kontrolluar dhe me përhapjen më të shpejtë në historinë e njerëzimit”.

E përshkruar si skena të një filmi horror, dr.Quick paralajmëron për mungesë furnizimi me ilaçe, dalje jashtë kontrollit të sistemeve energjetike dhe kolaps të ekonomisë globale.

Çfarë mund ta shkaktojë këtë shkatërrim në rang global?
“Keqbërësi më i madh do të jetë një mutacion vdekjeprurës i virusit të gripit. Mund të shfaqet edhe nesër”, paralajmëron dr. Jonathan Quick. Gripi më i rrezikshëm sipas dr. Quick është ai i shpendëve.

3 lloje virusesh kanë shkaktuar shqetësim në vitet e fundit, H5N1, H7N9 dhe H5N6. Nga këto, H5N1 posedon rrezikun më të madh për përhapjen e pandemisë vdekjeprurëse të radhës. Gjithsesi, pavarësisht këtyre parashikimeve të frikshme, dr. Quick thotë se ka masa që mund të merren për të parandaluar këtë fatkeqësi.

Gjëja kryesore që duhet të bëhet është zhvillimi i një vaksine universale të gripit. Një vaksinë e re po zhvillohet nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos, dhe shkencëtarët shpresojnë që shumë shpejtë të bëhet realitet.

Në testet laboratorike ka rezultuar se ilaçi mund të mbrojë minjtë nga dy viruse të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: