TIRANE- Teksa përuroi një monument miqësie mes Shqipërisë e Kuvajtit, kryebashkiaku Veliaj komentoi deklaratat e fundit të Presidentit Nishani, që do të duhet një hetim ndërkombëtar për këndin e lojërave tek parku i Liqenit.

Duke premtuar që parku do të jetë më 1 qershor, Veliaj e cilësoi kërkesën e Nishanit butaforike.

“Parku do të jetë gati në 1 qershor, po punojmë me 3 turne. Parku do të mirëmbahet nga agjencia e rekreacionit. Më dhimbset presidenti që reagon për kënd lojërash dhe nuk reagon njëlloj për çështje të rëndësishme. Kërkesa për hetim ndërkombëtar është butaforike dhe vjen në përfundim të detyrës”.

Ndërsa Presidenti Nishani në një status në Facebook vijon ta cilësojë vandalizim parkun e lojrave tek liqeni. “Vandalizmin nuk e fsheh asnjë bojatisje”,- shkruan Presidenti, duke postuar edhe disa foto nga punimet.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: