Di Marzio për Manaj

Partizani po mendon që të afrojë në janar lojtarin e kombëtares i cili luan me Interin, Rei Manaj. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, sipas të cilave klubi i kuq i ka bërë një kërkesë zyrtare Interit për ta huazuar lojtarin për 6 muaj. Kërkesa sipas mediave italiane është bërë nga drejtori i klubit të Partizanit, Dritan Dervishi. Sipas Gianluca Di Marzio-s, vështirë që skuadra e Interit të pranojë kërkesën e Partizanit dhe brenda të hënës do t’i kthejë një përgjigje të kuqve.

Rei Manaj u transferua nga Cremonese tek Interi gjatë merkatos së verës. Lojtari është aktivizuar disa herë nga Mançini duke i dhënë besim 18-vjeçarit. Zikaltërit besojnë tek talenti i Manaj dhe pritet që në verë të shpenzojnë 500 mijë euro për të blerë kartonin e tij.

Rei Manaj kërkohet nga disa klube të Seria A, të cilat duan ta marrin 18-vjeçarin në formë huazimi në muajin janar.

Nga janari, dhe pak ditë na ndajnë dhe Interi pritet të marrë një vendim, cili do t’i jepte mundësinë Manajt të luante rregullisht dhe të jetë pjesë e kombëtares së De Biasit në ‘Francë 2016’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb