DURRES-Subjektet e mjeteve ujore janë hedhur në protestë. Shkak i protestës së tyre është bërë ndryshimi i njëanshëm i kontratës që kanë me drejtorinë rajonale të Kufirit, raporton për BalkanWeb gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Në ndryshim nga vitet e shkuara, drejtoria rajonale e kufirit ka kërkuar që çdo pushues që merr me qira një mjet ujor të ketë patentë, çka është e palogjikshme dhe e paarsyetueshme.

proteste-ne-durres1

Subjektevet e lojërave uroje thonë se kanë kryer investime që shkojnë deri në 100 mijë euro për mjete për argëtimine pushtuesve, ku përfshihen motor deti, skafe, dhe kanë ndërtuar vendbazimet, sipas VKM-së, edhe Kullat e vrojtimit.

Janë liçensuar nga bashkia, kanë marrë leje nga kapiteneria dhe regjistri detar, por sipas tyre pengesë bëhet policia kufitare në ushtrimin e këtij aktiviteti.

proteste-ne-durres

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: