TIRANE- Partia Demokratike ka mbështetur sulmin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, që u zhvillua sot në Siri, kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Përmes një ragimi, PD theksoi se vlerëson plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve.

REAGIMI I PD
Partia Demokratike mbështet vendosmërisht goditjen ushtarake të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit kriminal në Siri.

Përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi se regjimi i Asad-it është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda. Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë kimike dhe në perpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: