TIRANE- Partia Demokratike, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer ka ngritur një grup pune për hartimin e ligjit “Për ndalimin e simboleve të komunizmit dhe përkujtimit të viktimave të komunizmit”.

“BalkanWeb” mëson se grupi i punës drejtohet nga deputeti Enkelejd Alibeaj dhe sapo të përfundojë drafti do të diskutohet me ish të përndjekurit politikë.

Për këtë arsye, PD tërhoqi sot një nismë të ngjashme të disa deputetëve të saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: