LEZHE– Një banesë është përfshirë nga flakët në Lezhë. Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e sotme në lagjen ‘Skënderbeg’. Nga të dhënat paraprake, ‘BalkanWeb’ mëson se nga flakët nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Sakaq, policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: