GREQI- Moti i keq ka përfshirë rajonin duke shkaktuar përmbytje. Por situata paraqitet më problematike në Greqi, ku bilanci i viktimave nga përmbytjet sa vjen dhe rritet. Deri më tani flitet për të paktën 14 viktima.

Rasti i parë ishte ai i një gruaje të moshuar, e cila mbeti e bllokuar në banesë, pasi uji u fut brenda. Pamjet apokaliptike më poshtë tregojnë gjendjen e vështirë në të cilë gjenden qytetarët grekë.

https://www.youtube.com/watch?v=wzJJ658gR58

Ndonëse forcat e policisë shkuan në banesën e saj, duke zbritur me litarë, fatkeqësisht e moshuara kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, përveç 14 personave që ndërruan jetë, raportohen edhe për disa të zhdukur. Aktualisht autoritetet po vazhdojnë kërkimet për t’u ofruar ndihmë banorëve të bllokuar.

Mediat greke raportojnë se dhjetëra shtëpi janë përmbytur dhe rrugët janë shkatërruar. Siç shihet nga pamjet, situata paraqitet dramatike, ku demet e shkaktuara nga ujërat e rrëmbyeshëm janë të mëdha.

image (1)

image (2)

image (4)

image (5)

image (6)

image (7)

image (8)

image
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: