TIRANE-Një aksident ka ndodhur para pak minutash përballë Kryeministrisë në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur tek “Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, ndërsa dy automjete tip ‘Mazda’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja një nga mjetet ka përfunduar në trotuar.

Sipas dëshmitarëve, një këmbësor ka mbetur i plagosur.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

aksidenti bulevard (1)

aksidenti bulevard (2)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: