Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me bejte të gjithë atyre që e akuzuan për prishjen e kullës së heroit Prek Cali në Vermosh, por komentuesit i kanë sjellë sërish në vëmendje prishjen e 153 banesave në Shkozë, si pasojë e zbatimin e projektit për zgjerimin e Lanës.

Një komentues e kritikon kryeministrin për mos reagimin pas përplasjes së policisë pak ditë më parë me banorët që kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste.

“Sa shpejt i kthen përgjigjet për të tilla situata, ndërkohë për Shkozën as e more mundimin të paktën të qetesoje familjarët”,- thotë komentuesi.

rama
Por kryeministri shprehet i prerë kur thotë se ato janë ndërtesa pa leje në mes të një rruge kryesore në Tiranë dhe se duhet të prishen.

“Për Shkozën është shumë e qartë Roni, s’ka asgjë për të kthyer përgjigje: Janë ndërtime pa leje në mes të një rruge kryesore të Tiranës dhe duhet të prishen, ndërkohë që banorëve Bashkia e Tiranës duhet t’u ofrojë bonus qeraje si të pastrehë! Familjet këtë e dinë prej kohësh dhe s’ka asnjë shans as për ta dhe as për askënd tjetër që të legalizohen në mes të rrugëve e pastaj të shpronësohen me paratë e kopshteve, çerdheve, spitaleve, për të hapur rrugën që është e të gjithëve!”,-komenton Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: