Sherr dhe akuza të forta nuse-vjehrrë ka prodhuar përballja e sotme në emisionin “E diela Shqiptare” ku Natasha, nga Saranda ka dalë të tregojë arsyet e divorcit të djalit të saj Armandos me Eglantinën.

E ndërsa Argentini 3-vjeçar jeton me gjyshen në Sarandë, nëna e tij Eglantina kërkon ta marrë me çdo kusht, por në mbrojtje të nipit ka dalë Natasha, e cila nuk ka lënë gjë pa nxjerrë nga goja për ish-nusen, me të cilin djali i saj u njoh në Facebook.

Sipas Natashësh, Eglantina jo vetëm që nuk ishte e aftë të mbante shtëpinë të gatuante, lante dhe hekuroste, por vendosi si kusht jetesën në Kuçovë, aty ku punonte si mësuese.

“Unë djalin nuk e lë kollovar. Nëse Eglantina do të rrijë me djalin dhe fëmijën bujrum, dera ime është e hapur. Unë do t’i japë çelësat dhe unë iki në vend tjetër pa i bezdisur. Ata shkojnë me njëri-tjetrin. Unë s’jam pengesë për djalin tim. Dua ta shikoj të lumtur. Ajo duhej të më shikonte si shoqe. Të bëjë si të dojë, vajzat nuk mbarojnë”.

Ndërsa i kërkoi ish-nuses të lërë punën në Kuçovë, Natasha bëri akuza të rënda në drejtim të saj, duke aluduar për lidhje jashtëmartesore me një person të inkriminuar, sipas saj.

“Ta gjeta punën dhe ty s’të pëlqeu në Sarandë. Zgjidh e merr, punën apo fëmijën. Shëndetin e fëmijës nëse s’do t’i krijosh probleme psikologjike. Ti e di sa shumë e do detin ai, sa shumë e do gjyshen dhe babain”, – u shpreh vjehrra.

Duke vazhduar akuzuat, Natasha shtoi: “Ti je e tmerrshme, je e sëmurë. Je një teatrin e Hollyëood. Nënat nuk janë si ty që shikojnë qejfin e tyre dhe harrojnë fëmijën, që s’i japin qumështin fëmijës. Nëse unë në gjykatë do të nxjerr se me kë del jashtë shtetit ti, me persona të inkriminuar… Me Armandon putheni e ndukeni nëpër lokale”, – akuzoi Natasha.

Ndërsa Eglantina e akuzoi vjehrrën si shkaktare për gjithë këtë situatë. Ajo thotë se e ka respektuar Natashën, madje ka marrë edhe kredi për të.

“Po të them për herë të fundit: Ti je shkaktarja kryesore që unë jam këtu sot. Mua më vjen keq se ne të dyja kemi qenë si shoqe dhe nuk më erdhi aspak mirë që mohove faktin që kam marrë kredi për ty zonjë e nderuar. Unë nuk mund të bëj më shoë siç bën babai i djalit. Unë kam qenë 9 muaj me leje lindje në Sarandë. Unë i kam marrë ato dy kredi pasi jam njohur me Armandon, në qytetin e Sarandës”, – deklaroi Egla.

Egla ankohet se i biri është edukuar me gjuhën e urrejtjes ndaj të ënës, madje kur shkon ta takojë në kopësht ai e quan gogol.

Gjykata ka folur një herë e do të flasë sërish. Fëmija ka ardhë në jetë nga unë dhe Armando. Ju jeni gjyshe, por nuk mund të bëheni nënë dhe baba deri sa unë të jem gjallë. Ai është fëmija im dhe ti i thua që mami është gogol. Djali më thotë “ti je gogoli, nuk je nëna ime”. Mos e ushqe fëmijën me gënjeshtra, me mashtrime. Kur e takova pastaj në kopsht fëmija më tha “mami ti nuk je gogoli që më ka treguar mami Tasha në foto. Mami nuk të dua sepse ti do futësh babin në burg. Pse fëmija kur është me nënën nuk ka urrejtje për gjyshen, për babain?”, – u shpreh ndër të tjera Eglantina.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: