FIER-Policia e Fierit, pas një hetimi tremujor, arriti të zbulojë një bazë prostitucioni.

Blutë kanë arrestuar 13 persona, ndërkohë që 11 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Sipas gazetës ‘Panorama’, në kushtet e flagrancës u arrestua një 32-vjeçare, e cila po ushtronte prostitucion në një dhomë hoteli me një 57-vjeçar.

Tahir S. kishte paguar 50 mijë lekë të vjetra për të shkuar me vajzën.

Lokali-hotel në periferi të qytetit ishte në pronësi të Luan Zijas, që u arrestua po ashtu. Bashkë me 32-vjeçaren u arrestuan edhe gjashtë femra të tjera, që ushtronin prostitucion në këtë hotel.

Ato janë nga mosha 30-48 vjeç.

Mësohet se klientë të kësaj baze prostitucioni ishin kryesisht të moshuar, që jepnin pensionin e tyre për të bërë seks me vajza më të reja në moshë.

Ende nuk dihet se si ndaheshin paratë mes tutorëve dhe vajzave.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: