TIRANE- Pas kërkesës që i dorëzoi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme që të jepej plotfuqishmëri për nisjen e negociatave me Greqinë, presidenti Ilir Meta ka bërë lëvizjen e radhës për konsultime me ish-krerët e shteteve.

Kështu, pasi takoi Nishanin dhe Bamir Topin, sot Meta priti në zyrën e tij ish-kreun e shtetit Alfred Moisiu, për t’u konsultuar për këtë çështje. Pak orë më vonë Meta priti në një takim Rexhep Meidanin, e fill pas tij takoi Berisha. Gjykata Kushtetuese vendosi që pa lejen e presidentit marrëveshja me shtetin fqinj, Greqinë nuk ka vlerë.

Kërkesa e Ministrisë së Jashtme mbërriti të martën në zyrën e presidentit, ku kërkohet plotfuqishmëria në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.

Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.

WhatsApp Image 2018-02-15 at 14.26.31
WhatsApp Image 2018-02-15 at 14.26.14

WhatsApp Image 2018-02-15 at 14.26.54

WhatsApp Image 2018-02-15 at 14.27.10

WhatsApp Image 2018-02-15 at 14.27.31

WhatsApp Image 2018-02-15 at 14.27.54
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb