DELIVINE- Vjehrri i Klement Balilit, Avni Veizi ka reaguar lidhur me aksionin që ndërmori sot policia në banesën e tij, me qëllim kapjen e dhëndrit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Veizi në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ pohoi se policia zbarkoi në banesën e tij private në lagjen “Papuci” ne qytetin e Delvinës rreth orës 17:20 minuta, ndërsa shtoi se po vijon ende kontrolli. Mes të tjerash ai akuzon policinë për thyerje të banesës, pasi sipas tij ata janë futur në shtëpi pa vendim gjykate dhe pa prezencën e tij. Veizi tha se nga banesa i ishin grabitur sende me vlerë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka nisur një letër-porosi autoriteteve greke në lidhje me Balilin. Krimet e Rënda mësohet se duan përgjigje për letër-porosinë e parë. Prokuroria kërkon të dhënat nga Greqia për mbylljen e procesit.

Gjyqi në Apelin e Krimeve të Rënda po shtyhet prej javësh, ndërsa Klement Balili vijon të jetë në kërkim policor. Dosja hetimore ndaj tij vijon gjithashtu të jetë nën hetim në pritje të përgjigjeve nga Greqia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb