Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë disa persona, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të rinj, të cilët akuzohen se janë përfshirë në një sherr të dhunshëm. Ngjarja ndodhi në rrugën “Çelo Ibraj”.

“U arrestua shtetasi E. (E.) L. (C.), 47 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. C., 33 vjeç, H. C., 61 vjeç, dhe K. E., 29 vjeç, dhe po punohet për kapjen e shtetasve A. C., 23 vjeç, dhe K. C., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Më datë 04.05.2024, në rrugën “Çelo Ibraj”, për motive të dobëta, shtetasit e lartpërmendur janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me grushte. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit A. C., H. C., dhe K. E., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: