Portieri i CSKA Moskës, Igor Akinfeev për herë të parë, pas 11 vjetësh, ka arritur të mbajë portën e tij të paprekur në Ligën e Kampionëve. Klubi rus shënoi sonte fitore prej 2 me 0 ndaj Benficës, që për Akinfeevin, 31 vjeç, ishte hera e parë që nuk pëson gol, raporton BBC.

Ai kishte pësuar gol në 43 ndeshjet e tij në këtë garë, duke përjashtuar kualifikimet. Ekipi i fundit që kishte dështuar t’i shënojë gol Akinfev ishte Arsenali, me të cilin kishte barazuar 0-0 më 1 nëntor 2006.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb