Në derbin Tirana-Partizani, i cili bëri me shumë bujë për fikjen e dritave në stadium dhe shtyrjen e ndeshjes, se sa për rezultatin  dhe lojën e zhvilluar në fushën e blertë ka ndodhur edhe një prapaskenë për sa i përket hyrjes së tifozëve më stadium. Burime për Balkanweb pranë klubit të Partizanit thanë se nuk u lejuan të futeshin në stadium tre trajnerë te klubit të Milanit të cilët ishin ftuar nga klubi i kuq të ndiqnin derbin. Tre trajnerët janë pjesë e stafit të klubit te ekipeve zinxhirë të të rinjëve te Milan. Të tre trajnerët ishin të shoqëruar nga njerëz afër presidentit të Partizanit dhe ishin të pajisur me bileta por cuditërisht nuk u lejuan të futen në stadium për të ndjekur ndeshjen.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb