NGA: Aurora Golemi
Kompania globale Procter and Gamble ka përzgjedhur kolegjin universitar Luarasi si pikë referimi për të rekrutuar në radhët e saj studentët më të shkëlqyer. Procter and Gamble u krijua 180 vjet më parë në Ohajo nga William Procter dhe James Gamble, të cilët prodhonin sapunë në një dyqan të vogël. Sot kompania ka vlerë mbi 230 miliardë dollarë dhe prodhon produkte të kujdesit personal dhe detergjente për 5 miliardë konsumatorë në mbarë botën në tregjet e 180 shteteve përfshi Shqipërinë.
Andrei Avramov, menaxher shitjesh në Prokter and Gamble për Shqipërinë dhe Kosovën tregon se Kompania vjen për herë të parë në vendin tonë për të rekrutuar të rinj shqiptarë. Ai tregon arsyen perse u përzgjodh kolegji universitar Luarasi.

“Ne jemi këtu për të rekrutuar, jemi në kërkim të talenteve shqiptare. Kemi kuptuar që na duhet më shumë divertsitet në filialin e kompanisë që mbulon Evropën Juglindore, kështu që po kërkojmë për talentet më të mira shqiptare. Kemi nevojë për më shumë njerëz nga rajoni qofte për të kryer intershipe të paguara apo për të aplikuar për pozicione pune, pasi kompania mbulon me produkte rreth 60 milionë konsumatorë në këtë rajon”, tha Andrey Avramov, Menaxher shitjesh Procter&Gamble Shqipëri & Kosovë.

Përse zgjodhët Universitetin Luarasi?
Na ishte rekomanduar si një ndër universitet më të mira në vend. E dimë tashmë që disa programe këtu zhvillohen në anglisht. Studentët shqiptar janë target grupi ynë kryesor. Të gjithë këta të rinj kanë dëshirë të rriten profesionalisht të krijojnë eksperienca pune.

Studentët e Luarasit janë përballë një mundësi të shkëlqyer. Ata mund të zgjedhin të aplikojnë ndërmjet Athinës, Beogradit, Bukureshtit apo Sofjes për një pozicion ne Proketer and Gamble. Intershipet janë të paguara.

“Ne kemi disa pozicione të lira ne 4 shtete për profesione të ndryshe si në shitje, IT, finance, marketing etj. I ftojmë studentët të aplikojnë dhe me pas te vendosin se ku e gjejnë veten më mirë. Ne ofrojmë intershipe të paguara qe shkon deri në 1400 dollarë, akomodimi është i siguruar. Benefiti me i madh që ofrojmë është eksperienca që merret gjatë intershipit. Intershipi i paguar është thjesht një bonus në këtë rast. Por mos harroni që përfshihet edhe eksperienca e te jetuarit jashtë për disa muaj. Intershipet nga tre në gjashtë muaj zhvillohen ne Greqi, Serbi, Rumani dhe Bullgari. Të rinjtë vërtetë qe do përballen me sfida por gjithashtu do te vihen ne prove se çfarë janë të aftë të bëjnë”, tha Andrey Avramov. Për drejtuesit e Luarasit kjo mundësi u jep studentëve një shans të artë për të aplikuar deri në 10 maj. Pasi dëgjuan me interes prezantimin nga përfaqësuesit e kompanisë globale, studentët e Luarasit shprehen se do të aplikojnë për intershipe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb