Në panairin e teknologjisë ‘CES 2018’, që u mbajt në Las Vegas të SHBA-vë, kompania ‘Razer’ që është e specializuar në pajisje dhe pjesë për videolojëra prezantoi ‘Project Linda’, një kompjuter që ngjan me një telefon të mençur.

Vitin e kaluar, kompania prezantoi ‘Project Valerie’, një laptop me tre ekrane dhe rezolucion 4K, ndërsa ‘Project Linda’ është një telefon i mençur i cili mund të përdoret sit ë ishte një kompjuter, me një ekran prej 13 inç, tastierë QËERTY, kujtesë prej 200 GB, por nuk ka procesor, mungon RAM dhe nuk ka altoparlantë. Mirëpo, ta cilësosh si një laptop është e tepërt edhe pse dimensionet e bëjnë të mendosh se është një i tillë.

‘Project Linda’ ka sistem operativ ‘Android’ dhe ju mund të përdorni aplikacionet që gjenden në ‘Google Play Store’. Ju këtë mund ta përdorni si një touchpad, por edhe për funksione dytësore të aplikacioneve që i përdorni. Këto karakteristika e bëjnë mjaft interesant sa u përket videolojërave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb