Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO Protesta e PD-së, Policia ‘blindon’ Tiranën: Rrugët që bllokohen, ku nuk do lejohet parkimi (Harta)

policia-para-kryeministrise-c1200x600

TIRANE– Policia e Shtetit është mobilizuar për protestën e sotme të organizuar nga opozita. Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka publikuar masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste, që do të nis nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë dje burime nga policia thanë që mund të ketë skenar për të provokuar policinë dhe të ketë përplasje. Masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme, ndërsa priten rreth 2000 forca policie nga komisariatet; Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

16790420_255369101555600_1515801826_n
RRUGET E BLLOKUARA
Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e protestes.

Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarevajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 14 )

  • Iki o njerez nxirrni bukun e gojes mos u merni me politike e protesta se nuk eshte asnji per ne…as sala as rama e as bilbilushi…ne jemi popull qe kemi lind per te vuajtur kshu mir na bohet…cilido qe vjen ne pushtet vjen per interesat e veta dhe nuk te njeh neserme..para zgjedhjeve te bejne te gjith vlla e moter sikur te duan shume…por je jemi popull qe nuk marim vesh ndaj dhe vuajme…ato qe flasin per politike dhe mbrojte cilido politikan jan te gjith servila dhe interesaxhinje.

  • Per cfar proteston lulushi per karrige??? Populli ne qofte se ka probleme te ngrihet ne kembe pa nevojen e partive politike per te drejtat e tyre

  • Protesta politike , nga nje parti politike ??

    Kjo eshte e papranueshme , e paligjshme .

    Ti iki Rama e te vije Luli apo sala ??

    Nuk behet ky vend me kryeministra lopqare

    • Po pse mer derr duhet te rrim te shofim ramen si vjedh gjith vendin? Tr rrim ulur e te presim qe ti mbushet mendja njerezve te protestojne, ky popull apatik? Ti rri nshpi po deshe, un do dal.

  • Populli do i kerkoj llogari Rames neser per mashtrimet dhe vjedhjet me qindra miliona euro te shqipetarve qe po vjedh me banden Rilindase te kamofluar mavi.Rama IK

  • Partia Demokrati ka vlera te vecanta dhe kultur qytetare kjo eshte e padiskutushme. Rikomunizmi me Diversant i Rames me krimenelet e tije parlamentar e ne drejtori e ne polici done ti veshe vlerave Demokratike ndjenjen e panikut se e ka kuptuar qe populli corape kuqin Rama do e zbythi nga qeveria qe po i mer shpirtin popullit me koncensionet e xhepizmit tije .

  • kan hik kihet e protestave sepse Lulzim Basha do karrige….. Shqiptaret nuk e han prap. tani ato i shikijn ndryshimet qe qeveria e rames ka sjell. un kam vet ne Londer 20 vjet dhe po ju them, hiqni dor nga demostradat e PD. ato e lan shqiprin me keq se Enveri mrapa

    • A ju po ju emigrantet i dini mire ceshtjet e brendshme. Po ju rrini nga 20 vjet jasht e pastaj vini jepni men ca duhet te bejm, nderkohe situaten ketu e shifni nepermjet lentes politike te te afermve tuaj (qe me siguri jan te majte). Ju jeni te fundit qe duhet te flisni, ju e braktiset vendin tuaj, mos jepni men tani, rrini hani ato makaronat me gjalp aty ne emigracion se i zgjidhim vete ceshtjet shqiptare!

      • Per ty “ju po ju” o analfabet hapi syte meso ndonje shkolle ose zanat se do te shkoje jeta barbon rrugesh ose qen zagar qe perdor politika.

        Mos u mer me Emigrantet se ato mbajne Shqiperine ne kemb.
        Po mos ishim ne Kombi jone do ishte kthyer ne maqedoni serbi greqi….. se kemi braktisur vendin thjeshte zgjodhem rrugen me te mire per mos tju nenshtruar politikanve shqiptar pa dallim partiak, thjeshte fare mos te ishim si ty qen zagar.

  • Protesta e neserme eshte treguesi me pozitiv qe funderrinat rilindase do largohen me mu…nde

  • O popull larg protestava qe udhehiqen nga partite.sepse mund te kercase ndonje plumb nga PD per te thene se fajin e ka Saje Qorri.Protestat ne Rumani i beri populli pa pjesmarrjen e partive



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.