TROPOJE– Arrestimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë ka sjellë pakënaqësi dhe reagime nga përfaqësues politikë dhe personazhe të njohur në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, në Tropojë është zhvilluar një protestë nga shoqëria civile dhe partitë politike nga Kosova dhe Shqipëria, kundër arrestimit të Ramush Haradinajt. Në protestë kanë marrë pjesë dhjetëra qytetarë të cilët mbanin pankarta të ndryshme në duar.

“Lironi Haradinajn, heroin e luftës”, “Haradinaj është i pafajshëm”, “Një komb, një qëndrim”, ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit. Ndërkohë një marshim kundër arrestimit të Ramush Haradinajt është zhvilluar dhe në qytetin e Bajram Currit.

Kreu i AAK-së u arrestua të mërkurën nga autoritetet franceze pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 me pretendimin për krime lufte. Beogradi pritet të dërgojë kërkesën për ekstradimin e tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: