VLORË- “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga ngjarja në Vlorë, ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës dhe se dy minorenët e përfshirë janë në shkolla të ndryshme.

Njëri mëson në shkollën “Jani Minga” dhe tjetri tek shkolla “Marigo Posio”. Mehmeti tha për “BalkanWeb” se dy djemtë janë zënë për një shikim. 14-vjeçari me inicialet A.N. i ka thënë djalit dy vjet më të madh “Pse më sheh” dhe më pas ka plasur sherri mes tyre.

Deri sa në fushën e sportit 14-vjeçari e ka qëlluar tjetrin me thikë në bark. I plagosuri V.Ç., 16 vjeç aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. “BalkanWeb” sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku duken njollat e gjakut dhe çanta e hedhur në tokë.

vlore sherri mes adolesheteve

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb