LONDER- Një video e publikuar ditën e sotme nga mediat britanike, tregon kryeministren Theresa May duke nxituar për t’u futur në veturën e saj zyrtare, një Jaguar, në momentin kur terroristi iu drejtua godinës së Parlamentit.

Videoja, e publikuar nga The Sun, tregon kryeministren duke dalë nga ndërtesa dhe duke ecur në drejtim të makinës së saj.

“Hip në makinë”, bërtet dikush teksa ajo është drejtuar drejt Jaguarit.

Personi i cili ka bërë videon, zëri i të cilit ka qenë i modifikuar për të mbrojtur identitetin e tyre, ka kapur kryeministren May dhe ekipin e saj të sigurimit pranë zonës së Parlamentit, ku ndodhen të parkuara makinat ministrore.

“Ne vetëm kemi dëgjuar të shtëna armësh brenda Parlamentit”, dëgjohet duke thënë ai. “Ata duket se po e largojnë Mayn nga aty”.

Në video, kryeministrja britanike duket se e ka kapur paniku, pasi në një moment humb drejtimin, dhe më pas kthehet me nxitim drejt makinës me të cilën u largua nga oborri i Parlamentit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb