Humbja e postit të kryeministres së Britanisë së Madhe tre vite më parë duket se nuk ka ndikuar aspak në xhepat e Theresa May-t.

Ish-Kryeministrja duket se po e shijon këtë “pensionim” politik, pasi sipas mediave britanike së fundmi ka fituar plot 109 mijë paund vetëm për një fjalim pesë orësh në Danimarkë.

Që nga largimi prej Downing Street, May ka vazhduar ecurinë e saj fitimprurëse me një shifër rekord prej 641 mijë paund të fituara për vetëm 54 orë punë, vetëm që nga fillimi i vitit 2022.

Kjo është një tarifë për orë prej gati 12,000  dhe ajo tani ka grumbulluar më shumë se 2.1 milion £, nga fjalimet e saj nëpër konferenca dhe takime të ndryshme që nga korriku 2019.

Pagesa e saj e fundit erdhi muajin e kaluar për një fjalim në Shoqërinë Daneze Juridike në Kopenhagë, të cilën ajo e regjistroi në Regjistrin e Interesave Financiare të Parlamentit. Klienti gjithashtu i dha asaj një asistencë plus, pra një paketë akomodimi me vlerë 3,400 paund në muajin mars.

Ndërsa në muajin janar sipas TheSun, May mori 127 mijë paund për një konferencë njëditore në Florida.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb