Ish-drejtori i Arikivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar sot aktakuzën e Musine Kokalarit, disidentes së burgosur e internuar nga diktatura si dhe një foto të saj në hetuesi.

Me anë të një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se kjo është aktakuza kundër Musine Kokalarit, para nisjes së procesit gjyqësor ndaj saj dhe të pandehurve të tjerë në vitin 1946.
musine-kokalari

“Sipër shihet njëra nga fotot që i janë bërë asaj (profili) gjatë kohës kur qëndroi e paraburgosur në hetuesi”, thekson ai.

Musine Kokalari ka qenë shkrimtarja e parë grua shqiptare, disidentja e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeltare e një partie opozitare. Më janar të vitit 1946, ajo u arrestua dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie.

Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ndërsa në vitin 1981, ajo sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: