GJERMANI – Një udhëtim me avion nga Gjermania në New Jersey, SHBA është kthyer në makth për pasagjerët. Në videon e publikuar nga një prej tyre shihet një fëmijë që qan e ulërin në mënyrë të tmerrshme.

“Në avionin tonë ndodhet një fëmijë, i cili ulërin sikur e ka pushtuar djalli dhe më e keqja është që nëna e tij nuk bën asgjë për ta ndaluar”- thotë pasagjeri që filmoi gjithçka dhe shpërndau në internet videon shkruan Corriere.

Një nga stjuardesat i thotë nënës së vogëlushin sesi i duhej një ipad por atë asgjë nuk e ndalonte dhe për 8 orë udhëtim ai vetëm bërtiste e ulërinte. Videoja e publikuar edhe në YouTube ka bërë xhiron e botës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: