ITALI- “Nuk duhet të kishte qëlluar mbi makinën në arrati, pasi situata nuk paraqiste elementë që mund të bënin rrezik për jetën. Madje nuk kishte prova që autorët të ishin të armatosur”. Ky ka qenë konkluzioni nga Gjykata e Apelit sot për policin italian Basconi Mirco, i cili qëlloi për vdekje me një plumb në kokë një hajdut shqiptar.

Ngjarja në fjalë ndodhi në shkurt të vitit 2015 në Ostra Vetere të Italisë. Pasi u shpall ‘fajtor’ për vrasjen e 24-vjeçar Korab Xheta, karabinieri italian i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit në Ankona për rishikim të vendimit. ‘Viveresenigallia’ shkruan se polici u dënua me 1 vit burg, vendim që ai e apeloi, ndërsa gjykata kishte caktuar edhe 2 milionë euro dëmshpërblim për familjen e viktimës.

Sakaq, Basconi Mirco pretendon se ka qëlluar në gomat e makinës, siç tregohet edhe në provat balistike, por një plumb ka bërë rikoshetë dhe e ka qëlluar në kokë shqiptarin. Për disa ditë 24-vjeçari qëndroi në gjendje kome, por nuk mundi të mbijetonte.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb