Ka ndërruar jetë në një spital në Belgjikë Agustin Kaza, 45 vjecari të cilit iu bë atentat rreth një javë më parë në Belgjikë. Ai ishte në koma për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe dy të tjetë në gjoks.

Kaza, 44 vjeç u qëllua me armë zjarri më datë 28 prill në tarracën e një kafeneje në komunën e Schaarbeek në Bruksel. Ai ishte në gjendje kome, për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe dy të tjerëve në gjoks. Agustin Kaza ka qenë në tarracën e një kafeneje duke pirë, kur një burrë i maskuar ka kaluar pranë tij. Ai papritur u kthye dhe e ka qëlluar katër herë Kazën. Personi, pasi ka qëlluar, është zhdukur, teksa policia vazhdon hetimet.

Kush është Agustin Kaza?

Agustin Kaza ishte në shënjestër të një atentati të ndodhur gjatë ditës së diel. Ka dyshime se atentati ndaj tij ka ndodhur për shkak të hakmarrjes. Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, dënuar për vrasjen e dy vëllezërve më datë 3 korrik 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dodë dhe Agustin Gjini, që dyshohet se ia kishin vrarë vëllanë. Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në Shqipëri në dhjetor të vitit 2017.

Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve

Më datë 7 janar 1994 Rrësheni u trondit nga vrasja e shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i kohës raportonte se vrasja ka ndodhur, pasi shefi i krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.

Por, tre ditë më vonë, pa u arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në Laç, vëllai i komisarit mori hak, duke vrarë dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së 3 korrikut 1997. Dëshmitarët kanë thënë se në atentat kanë marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata në Kurbin e shpalli fajtor në mungesë Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: