Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i dëgjojë shqetësimet dhe hallet e peshkatarëve të Durrësit në një drekë modeste të shtruar në një anije.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154590436501523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Në drekën me peshk e karkaleca ishte edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, që duket se kishte marrë rolin e të zotit të shtëpisë duke u ulur në krye të tavolinës, ndonëse të drejtën e fjalës ia kishte lënë mysafirit nga Tirana, i cili nuk i kurseu batutat me peshkatarët.

“Kur Kryeministri nuk di not, nuk di të bëj port”- ka thënë Rama, duke i njohur peshkatarët me projektin që pritet të bëhet. Rama ka theksuar se “Ekonomia e peshkimit nga një rrumpallë në 2013 në një treg të formalizuar ku sot numërohen 1000 vënde më shumë…”

“Gjendja është skandaloze, edhe jetën e njerëzve nuk e kemi të garantuar, jo mjetet jo e jo. Nëse ia lë porosi Vangjushit dhe po e mori përsipër ne ia hodhëm”- tha një nga peshkatarët.
Rama ka pranuar se kushtet janë mjerane. “E drejtë, kur u futa unë këtu, thashë o zot, si burgu i detit”.
Koment 1
Drekën në fjalë kryeminsitri e ka ndarë edhe me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin sociali Facebook, ku nuk mungojë as batuatat e qytetarëve. Madje njëri prej tyre e këshillon të ketë kujdes me halat se mos i ngecin në fyt.
statusi 2
Ndërsa një tjetër komentues thotë se muhabetet për tu zgjidhur duan gjithnjë tavolinë.
(m.a/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb