Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama merr në pyetje Fevziun: Kush janë 3 momentet që të kanë lënë mbresa gjatë emisionit?

RTGBFV

TIRANE– Ne rastin e 20 vjetorit të emisionit ‘Opinion’ kryeminsitri Edi Rama ka bërë rolin e gazetarit duke marrë në pyetje Blendi Fevziun. Rama është hequr si pritësi i emisionit, ndërsa Fevziu u ftuari. Ndër të tjera kryeministri Rama e ka pyetur Fevziun për 3 momentet më të spikatura që i kanë lënë mbresa gjatë emisioneve si dhe cfarë do bënte nëse do kishte 3 jetë.
INTERVISTA:
Rama: Kush janë 3 momentet më të spikatura që të kanë lëne mbresa si drejtues i emisionit, për mirë dhe për keq?
Fevziu: Nuk harroj kurrë intervistën me Geraldinen në Afrikën e Jugut në vitin 1999. Ajo merrte frymë me oksigjen dhe jepte intervistë. Intervista me Jusuf Vrionin. Ishte personazhi që dha intervistën e vetme në jetë. E treta është një intervistë me Ismail Kadarenë në vitin 2006 në Paris. Ai kishte shumë mllef dhe donte të shprehej.
Rama: 3 momentet më negative, por të lutem shkurt se kemi reklama (qesh)
Fevziu: Momenti me Artan Lamen si dhe në vitin 1998 kur pata një sherr me Azem Hajdarin. Ndërsa momenti i tretë kur shoh një pjesë të njerëzve që vijnë në studio të kapardisur.
Rama: Nëse do kishte tre jetë përveç kësaj, cilat do ishin këto tre gjëra që do bëje?
Fevziu: Do isha bërë një bloger udhëtimesh. Për t’u dhënë mundësi njerëzve për të udhëtuar me shumë pak lekë. Jetën e dytë do ia kushtoja letërsisë. Jeta e tretë kam dashur ta provojë njëherë, të isha sportist, pasi gjithmonë dilja i fundit.
Rama: Nëse do ta përcaktoje ti atë që do ishte fjalia më e dëshiruar që do dojë të pyesnin për ty..ca doje të lije tek njerëzi?
Fevziu: I ruajt zoti mendtë e kokës.
Rama: Duke ju falënderuar për intervistën, ju uroj t’ju ruaj Zoti mënd e kokës. Unë ju falënderoj për vëmendjen dhe ju ftoj të shkojmë në publicitet.
(d.d/ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 6 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.