TIRANE- Takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e Partisë Socialiste ka përfunduar. Në mbledhjen që zgjati gati 2 orë, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend. Rama mblodhi sot rreth orës 17:30 disa drejtues të Partisë Socialiste, fill pasi aleati i tij Ilir Meta tregoi detajet e darkës së mbrëmshme në ambientet e Kryeministrisë, gjatë së cilës duket se është diskutuar që të gjendet një zgjidhje që opozita t’i rikthehet Parlamentit.

Mësohet se Rama po bisedon me drejtues të qarqeve dhe disa sekretarë për zhvillimet më të fundit politike, por edhe për tu mobilizuar para fushatës zgjedhore. Madje kjo e fundit mendohet të jetë tema për të cilën ai i ka thirrur drejtuesit në qarqe.

Nuk dihet nëse Rama do t’i njohë të tijët edhe për diskutimet me aleatin e tij kryesor, Ilir Metën si dhe qëndrimet që pritet të mbajnë me partinë e Bashës, e cila ka braktisur tashmë Parlamentin.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: