TIRANE –Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama ironizoi deputetët e opozitës dhe vizitat e tyre në zonat e përfshira nga përmbytjet. Rama tha se kreu i PD-së shkoi në Shtyllasin që nuk u përmbyt, me çizme në diell, ndërsa deputeten Albana Vokshi, e krahasoi me Pamela Anderson në filmin “Baywatch”.
“Të krahashohesh me ju është si të krahasosh postën elektronike me postën me zogj. Fakti që e rrënuat shtetin duke e drejtuar me veshë, si ata
muzikantë që nuk njohin notat, por i mban gjallë instikti i tallavasë. Kryetari juaj i riu shkoi në një fshat në kodër dhe në tokë të thatë, urdhëronte qeverinë të shpallte gjendjen e emergjencës. Mund t’i jeni dukur ndonjërit si Pamela Anderson në filmin Baywatch”- tha Rama.
Duke iu përgjigjur ironisë së kryeministrit deputetja demokrate Albana Vokshi tha: “Më mirë Pamlea Anderson që shpëton njerëz edhe në filmin “Baywatch”, sesa si Mr. Bean që të bën të qeshësh edhe me zor”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: