Gjykata në Colmar të Francës ka zhvilluar sot seancën në ngarkim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Në seancë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të AAK-së si dhe gruaja e Haradinajt, Anita Haradinaj.

Sipas mediave serbe, në sallën ku po zhvillohej gjyqi ka pasur dhe simbole të ‘Shqipërisë Etnike”. Vendimi nga gjykata në Francë për ekstradimin në Serbi apo lirimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj do të jepet më 2 mars.

“Gjykata sot nuk ka marrë vendim. Vendimi do të jepet më 2 mars. Kërkesa për ekstradimin tim e kërkuar nga ana e Serbisë është e padrejtë, pasi nuk kam kryer krime lufte”- ka thënë Haradinaj pas përfundimit të seancës gjyqësore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: