ROMË- Në një raport të Shtetit Islamik thuhet se ISIS po kërkon ta kthejë Evropën në ferr. Sipas raportit ISIS do të hyjë në Evropë nëpërmjet emigrantëve. Ky raport është publikuar nga mediat libiane por ende nuk është verifikuar vërtetësia e raportit.

“Libia ka një bregdet të gjatë përballë Evropës Jugore që mund të arrihet lehtësisht me varka të thjeshta. Shumë prej tyre mund të arrijnë t’u shmangen sigurisë detare dhe të mbërrijnë në zemër të qyteteve evropiane. Nëse arrijmë të zhvillojmë si duhet këtë mundësi në mënyrë strategjike, atëherë situata në këto vende do të transformohet në një ferr të vërtetë”, theksohet në raport.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: