TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas raportit të publikuar nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, sipas të cilit “sasitë më të mëdha të drogës në Itali vijnë nga Shqipëria”.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD thotë se “Raporti i Antidrogës Italiane i çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës”.

REAGIMI I PLOTE
Raporti i Antidroges Italiane i çjerr masken qeverise shqiptare dhe nxjerr ne drite te diellit situaten dramatike ne lidhje me kultivimin dhe trafikimin e droges.

Pavaresisht perallave te kryeministrit dhe sejmeneve te tij qe eshte eleminuar kultivimi i kanabisit, ne vitin 2017 eshte kapur ne Itali 2 here me shume droge se ne 2016 qe ishte vit rekord. Jemi vendi i pare i origjines per kanabisin qe i dergohet Europes. Grupet kriminale shqiptare jane perhapur gjeresisht ne trafikimin e kokaines nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale eshte rritur ndjeshem dhe ato pastrohen lehtesisht ne Shqiperi.

Arsyet jane ne kriminalizimin e plote te qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe nje banke punojne per narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europes dhe jemi bere delja e zeze e saj.

(BalkanWeb)