Adrien Rabiot raportohet se ka refuzuar të qëndrojë në gatishmëri për të zëvendësuar ndonjë lojtar nga 23-shja që Didier Deschamps ka thirrur për Botërorin në Rusi.

23-vjeçari i Paris SG me anë të një letre ka shpjeguar edhe arsyen. Rabiot mendon se e meriton të ishte në Botëror me Francën dhe se qëndrimi rezervë e ka fyer atë.

Ky vendim i futbollistit ka ngjallur reagimin e Ribery-s, futbollistit të Bayern Mynchen që në 2014 u tërhoq nga kombëtarja franceze. Në ‘twitter’ 34-vjeçari ka ironizuar me Adrien.

“Unë jam në Ibiza, sapo më kanë thirrur, a ka ndonjë stol rezervë? Didier, jam gati!”

Në pak orë, postimi i Ribery-s është shpërndarë në më shumë se 20 mijë herë, mes tyre edhe futbollisti i Arsenal Pierre-Emerick Aubameyang.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb