BOSNJË-Sipas rezultateve të para jozyrtare, në referendumin për Ditën e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, 99,80 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se dëshirojnë që 9 janari të jetë i njohur si Dita e Republikës në Republikën Serbe, ka bërë me dije në Banjallukë presidenti komisionit për mbarëvajtjen e referendumit, Sinisha Karan.

Mendohet se në referendum kanë marrë pjesë nga 56 deri në 60 për qind të votuesve.

Vendvotimet janë mbyllur në orën 19:00. Nuk është raportuar për ndonjë parregullsi të madhe.

Të drejtë vote në Republikën Serbe të Bosnjës kanë 1.219.399 qytetarë të cilët kanë votuar në 1.900 qendra votimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: