TIRANE- Kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku ka pritur në një takim përfaqësues të OPDAT.

Mësohet se takimi që u mbaj në Prokurori, zgjati për rreth 60 minuta, ndërsa kryefjala ishte reforma në drejtësi ku u diskutua kryesisht për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se palët kanë vendosur të kenë takime të përjavshme çdo të enjte. Kujtojmë se dhe javën e kaluar pati një takim mes Markut dhe përfaqësuesve të OPDAT.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: