TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se opozita duhet t’i thotë jo kampit të refugjatëve në Shqipëri, mëse e do këtë vend. Në debatin me gazetarin Arian Çani në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, tha se opozita duhet të ketë një qëndrim të fortë për këtë çështje.

Ndërsa gazetari dhe moderatori Arian Çani tha se vetëm presioni nga poshtë e ndal Ramën.

Çani: E di sa trafikantë ka në këtë vend. Dhe kjo ndodh si në një fshat të Tiranës, ashtu edhe gjithandej. Është një vend ku trafikantët prodhohen me shumicë.

Manjani: Se është qeverisja e keqe.

Çani: Mezi po mblidhen 50 veta për teatrin. Si ka mundësi që të rinjtë nuk shkojnë. E kupton se ku je. Rama nuk ka asnjë presion nga poshtë nga kush të ketë frikë. Është shumë keq lemeri. Vetëm presioni nga poshtë e ndal.

Manjani: Ështe opozita.

Çani: Dhe shoqëria civile.

Manjani: Në qoftëse e duan këtë vend ky është momenti për të thënë jo. Opozita duhet të dalë dhe të thotë jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb