Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ish zëvenedës kryeministrjha Belinda Balluku rrezikon të dënohet me 60 vite burg, referuar dosjes që SPAK ka ndaj saj dhe akuzave të reja të shtuar së fundmi.

Ai u shpreh kryeministrin Edi Rama se po përdor të gjitha mjetet e presionit për ta mbrojtur Ballukun.

“Belinda Balluku mund të dënohet me 60 vite burg, por dënimin e saj e ka bllokuar Rama me të gjitha mjetet e presionit. Ndaj u bëj thirrje bashkatdhetarëve në të gjithë botën të ngrihen kundër kësaj diktature plaçkitëse që bazohet në krim, dhunë, vjedhje dhe drogë. Është rruga e vetme për t’i hapur rrugën integrimit të Shqipërisë. Rama duhet të largohet, nuk ka asnjë legjitimitet”, deklaroi Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb