Shqipëria mposhtet 0-1 në “Air Albania”, në miqësoren e luajtur këtë të shtunë ndaj Luksemburgut. Rasti i parë serioz i takoi Laçit, por mesfushori nuk shfrytëzoi si duhet një top të ardhur nga krahët.

Në minutën e nëntë, mysafirët përfituan nga një “përgjumje” e mbrojtjes tonë dhe kaluan në avantazh, falë golit të Sinanit, i cili shënoi me një goditje tokazi. Kuqezinjtë provuan të reagojnë, fillimisht me Asllanin dhe më pas me Bajramin, por pa konkretizuar dot në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, pavarësisht rritjes së presionit nga Shqipëria dhe pavarësisht ndërrimeve, skuadra nuk u fut dot më në lojë. Me ardhjen e Maran në krye, kombëtarja merr humbjen e dytë, pas disfatës ndaj Izraelit pak ditë më parë. Vëmendja tani spostohet në shtator, aty ku na presin ndeshjen e Ligës së Kombeve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: