TIRANE- Drafti i rekomandimeve të sugjeruara nga Komisioni i Venecias mes të tjerash parashikon: Të kufizohet roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, në mënyrë që të shmanget konflikti i mundshëm i interesit.

Ministri i Drejtësisë të mos jetë pjesë e Gjykatës Disiplinore. Të qartësohet se kush vendos për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Të përcaktohen në Kushtetutë parimet e përgjithshme të meritokracisë, mbi të cilat do të emërohen gjyqtarët dhe prokurorët. Procedura e emërimit të tyre duhet të jetë e bazuar mbi meritë, transparencë dhe thirrje të hapur për kandidatët. Të qartësohet në Kushtetutë marrëdhënia e Prokurorit të Përgjithshëm dhe e strukturës së veçantë të prokurorëve të antikorrupsionit.

Përbërja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur. Gjyqtarët dhe prokurorët që i nënshtrohen verifikimit duhet të kenë garanci për një gjykim të drejtë e të paanshëm, si dhe të gëzojnë të drejtën e ankimimit tek një organ i pavarur. Të përcaktohet statusi, kompetencat dhe kushtet e emërimit dhe shkarkimit të vëzhguesve ndërkombëtarë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: